TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2025, 10:44

A do të merrni 77 deputetë? Rama habit me përgjigjen: Ndoshta më shumë, rezultatin do e shkruaj në lokalin në Kuç

Shkruar nga Pamfleti

A do të merrni 77 deputetë? Rama habit me përgjigjen: Ndoshta

Kryeministri Edi Rama habiti sot me përgjigjen që i dha një ndjekësi në rrjetet sociale, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Ndjekësi e pyeti nëse në 11 maj do të fitojë 77 mandate, ndërsa Rama u shpreh se mund të jenë edhe më shumë se kaq.

Ai theksoi gjithashtu se rezultatin do ta shkruajë në lokalin në Kuç si në vitin 2021.

Pse si, ngaqë ky vend po vdes për bukë, është zero, narkoshtet. Si mund t’i hani këto idiotësira.

Ore mos votoni kurrë për mua e PS, por si mund të shkoni pas një të urituri që i fiket llampa tre herë në dit tanimë se edhe mosha bën të veten.

Që i ka sjellë këtij vendi halle, rrëmuja e turbullira.

Se kuptoj se çfarë kërkoni? Doni më mirë e më shumë është normal. Rrini në shtëpi por të dalësh e të hedhësh votën në kënetë uaa. Do të fitosh 77 deputetë?

Nuk e dimë, mund të jenë edhe më shumë. Do ta shkruaj atje te lokali në Kuç ku herën e kaluar kam lënë rezultatin. Do të shkoj prapë dhe do të shkruaj rezultatin më 11 Maj. I keni parë çdo natë celulat e PS.

Ne punojmë ditë natë, jemi me njerëzit, komunikojmë. Nuk është këtu populli, sa veta po na ndjekin live", u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje