TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2024, 21:55

A do të jetë mosbindja civile e 7 tetorit “fotokopje” e 21 janarit?

Shkruar nga Pamfleti

A do të jetë mosbindja civile e 7 tetorit “fotokopje” e 21

Ditën e nesërme më 7 tetor pritet të mbahet protesta e opozitës, e cila është cilësuar nga deputetët opozitarë si “nisja e mosbindjes civile”.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” në Euronews Albania, nga Selia e Partisë Demokratike tha se kjo protestë është ndryshe nga gjithë protestat e tjera të opozitës.

I pyetur nëse kjo protestë do ngjasojë me protestën e studentëve në 2018, me atë për vrasjen e Klodian Rashës apo me 21 janarin, Flamur Noka tha se kjo protestë është e kundërta e 21 janarit.

Me 21 janarin nuk ka asnjë lidhje sepse 21 janari ishte organizim i një çete horrash kundër legjitimitetit të një pushteti, tani është organizim i qytetarëve, kundër një çete horrash. Është krejt e kundërta. Nesër do jetë dita që starton mosbindja civile. Revolta e qytetarëve do vërshojë në Tiranë”, tha Noka.

noka

Lini një Përgjigje