TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2024, 15:43

Një ditë para protestës, Berisha mesazh qytetarëve: Nesër nis mosbindja civile! Do krijojmë qeveri teknike

Shkruar nga Pamfleti

Një ditë para protestës, Berisha mesazh qytetarëve:

Kryetari i PD, Sali Berisha iu ka dhënë një mesazh qytetarëve një ditë para protestës teksa deklaroi se mosbindja civile vjen si përgjigjja e vetme që opozitës shqiptare i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës.

Berisha shprehet se nesër do të nisë mosbindja civile dhe nuk do të ketë më kthim prapa deri në vendosjen e qeverisë teknike.

Në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri tha se mosbindja civile nuk fillon nga hiçi, por ka 3 vite që është paralajmëruar.

Kreu i PD, tha se në 7 protesta të realizuara kanë kërkuar që të dëgjohet zëri i tyre, por si përgjigje kanë marrë vetëm burgosjet politike dhe mohim të të drejtave.

“Në këto orë të fundit, dëshiroj të ju adresoj këtë mesazh. Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike. Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët. Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar. Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës.

Kjo mosbindje civile, data 7 tetor, është nisja e kapitullit të fundit, e kësaj historie të zezë 11-vjeçare, të historisë së Shqipërisë. Një historie që do të lej mbrapa shkatërrimet më destruktive, të themeleve ku mbahet Shqipëria dhe shqiptaria. Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së fundit të Shqipërisë, i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës, bazuar në krimin, drogën,vjedhjen dhe dëbimin e shqiptarëve. Është radha jonë!”, deklaroi Berisha.

 

Lini një Përgjigje