TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2024, 17:46

A do të arrihet qeveria teknike? Gjekmarkaj: Strategjia që kemi për të fituar

Shkruar nga Pamfleti

A do të arrihet qeveria teknike? Gjekmarkaj: Strategjia që kemi

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj tha se pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, kreu i PD Sali Berisha ka elektrizuar mbështetësit e tij.

Duke e cilësuar masën ndaj Berishës si politike dhe teksa ka folur për protestën e fundit, Gjekmarkaj tha se prania e Berishës në protestë, pas lirisë së tij, ishte e dukshme nga pjesëmarrja e njerëzve.

Nënkryetari i PD-së theksoi se Berisha ka elektrizuar jo vetëm mbështetësit, por edhe strukturat, që sipas tij, sot janë më të angazhuara.

I pyetur nëse mund të arrihet te qeveria teknike përmes protestave, Gjekmarkaj tha se protestat e opozitës apo mosbindja civile është pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe kjo ka rritur peshën në selitë diplomatike të vendeve përkatëse.

“Ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri teknike, që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ne kemi detyrën morale dhe politike që të bëjmë përpjekjen me të gjithë fuqinë tonë”, u shpreh Gjekmarkaj.

Ai tha se nëse nuk arrihet kjo, nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, por do të kemi zgjedhje të manipuluara.

“Ne kemi një strategji për t’i fituar zgjedhjet. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme mund të kishim një fitore spektakolare”, tha Gjekmarkaj për “News 24”.

Deputeti i PD deklaroi se vullneti për ndryshim do të triumfojë përballë një qeverie që duhej të kishte ikur prej kohësh.

Lini një Përgjigje