
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka folur në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.
Balla ka deklaruar se pas 3 vitesh, ditën e nesërme do të publikohet lista e aplikuesve për Avokat Populli. Ai shtoi më tej se ata që janë të interesuar kanë afat deri në orën 12:00 të natës.
“Prej 3 vitesh nuk është zgjedhur pasardhësi pas mbarimit të mandatit, ndërkohë që ligji thotë 30 ditë pas mbarimit të mandatit, nuk është bërë kjo. Deri sot në orën 12:00 të natës, kandidatët kanë të drejtë të shprehin interes, prej nesër, ato aplikime që vijnë me postë, Kuvendi do të publikojë edhe listën, që i shkon komisionit përgjegjës që në fillim bën vlerësimin se kush plotëson ose jo kriteret”, deklaroi Balla.
Ndërkohë, Balla tha se Partia Socialiste nuk ka ende një emër për ta mbështetur.
Lini një Përgjigje