TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2025, 11:30

Rama batuta me Rektorin e Universitetit Bujqësor: Nuk ma merrte mendja që do lavdëroja kaq shumë një demokrat!

Shkruar nga Pamfleti
Rama batuta me Rektorin e Universitetit Bujqësor: Nuk ma merrte mendja
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, nuk i kurseu batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, duke deklaruar se nuk e kishte menduar se mund të lavdëronte kaq shumë një demokrat.

“Sot është kthyer në pararojë e transformimit, e ambicies për Shqipërinë e të nesërmes. Pararojë e përgjegjshmërisë së lartë e atyre që trokasin në dyert e universiteteve tona. Këtu ka një meritë jo vetëm lidershipi.

Nuk do vinte dita të lavdëroja kaq shumë një demokrat. Por kam kuptuar se kur demokratët nuk kanë flokë e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta”, tha Rama.

 

 

edi rama

1 Komente

  1. n
    një lexues

    Po,Kryezullapi ka të drejtë dhe rektori i meriton lëvdatat.Ky rektor dhe të tjerët sipër tij po i vdesin përditë shqiptarët me pesticide dhe herbicide që europa i ka ndaluar prej kohësh.E dyta,zhdukën njëherë e përgjithmonë farëra dhe kultivarë autoktonë shqiptarë.

    Lini një Përgjigje