Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar sot zhvillimin e një debate në Kuvend me fokus gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR të publikuar disa ditë më parë.
Me një shkresë zyrtare, selia blu i është drejtuar Kuvendit, ku kërkon mbajtjen e seancës së veçantë për të diskutuar gjetjet e raportit, duke renditur edhe pikat konkrete.
“Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzonet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të iniciojmë dhe nxisim debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore në vendin tonë, si një kontribut edhe për punën e Komisionit Parlamentar për Realizimin e Reformës së Zgjedhore të miratuar rishtazi me konsensus ndërpartiak“, thuhet në kërkesën, e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit.
Deputet e opozitës, theksojnë se në përmbajtjen e Raportit theksohet se “zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta”.
Lini një Përgjigje