TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2023, 21:05

14 Maji/ Alibeaj “sfidon” Berishën, zyrtarizon kandidaturën e Roland Bejkos për Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

14 Maji/ Alibeaj “sfidon” Berishën, zyrtarizon

Kryesia e PD ka vendosur që Roland Bejko të jetë kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit. Siç mësohet nga burime pranë PD-së, edhe pse Bardhi, Tabaku e Çupi sërish kanë bërë thirje që të mos paraqiten kandidatë, shumica ka zgjedhur që Bejko të dalë si kandidati zyrtar për Tiranën.

Bëhet me dije se për kandidaturën e Bejkos votuan pro: Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Orjola Pampuri, Xhemal Gjunkshi, Flamur Hoxha, Gazment Koduzi, Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Agron Kapllanaj. Ndërsa Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Jorida Tabaku, Ori Nebiaj, Jonila Godole, nuk morën pjesë fare në votim.

Që nga ora 18:00, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur kryesinë e PD-së, ku po diskutohet për finalizimin e skemës me të cilën do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

Mësohet se në mbledhje janë Enkelejd Alibeaj, GazmentBardhi, Taulant Zeneli, Indrit Sefa, Endrit Hasa, Dhurata Çupi, Jonila Godole (online), Agron Kapllanaj,  juela Hamati, Ori Nebiaj, Jorida Tabaku (online), Fitim Zekthi, Gazment Koduzi, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Xhemal Gjunkshi, Taulanta Jupi dhe Flamur Hoxha.

Alibeaj ka kërkuar që të nxjerrin kandidatë për kryebashkiakë në 61 bashki, madje ka thënë se i ka edhe emrat. Deri më tani ai ka bërë publikë vetëm 18 kandidatë.

Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani

1.    Mallakastër- Agron Kapllanaj
2.    Poliçan - Florian Qamo 
3.    Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
4.    Kamëz - Bilbil Bajraktari
5.    Lezhë - Sandër Marku
6.    Krujë - Sabah Sheta
7.    Dibër - Naim Gazidede
8.    Kurbin- Genc Doçi
9.    Dimal- Dritan Sula
10.    Patos- Pranvera Rizai
11.    Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj 
13.    Librazhd -Bujar Vreto 
14.    Vorë- Ibrahim Bruka 
15.    Korçë -Gjergji Gjata
16.    Sarandë- Skënder Muço
17.    Mirditë-Mark Ruçi
18    Tiranë-Roland Bejko

Nga mbledhja e sotme pritet që të ketë edhe emra të rinjë, të cilët mund të kandidohen në disa nga qytetet e mëdha të vendit, si Durrësi apo Shkodra. Kryesia duhet të dalë me emra dhe skemë konkrete sonte, pasi ditën e nesërme, në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë.

pd alibeaj #bejko

Lini një Përgjigje