
3 deputetë të Partisë Socialiste, janë nisur ditën e sotme drejt Kievit.
Bëhet fjalë për Pandeli Majkon dhe 2 deputetët Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu.
Vetë Majko ka publikuar foton, bashkangjitur së cilës shkruan “Rrugës në Kiev”. Ata duket se janë duke udhëtuar me tren.
Nuk dihet axhenda e tyre, nëse do të zhvillojnë një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy apo me zyrtarë të lartë në Kiev.
Vizita e tyre vjen në kuadër të 1 vjetorit të luftës. Nesër bëhet një vit që nga nisja e agreisonit rus në Ukrainë.
Lini një Përgjigje