TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2024, 19:17

“Atentat ndaj demokracisë”, Basha: Rama-Berisha shkrinë PS-në dhe Rithemelimin në një parti!

Shkruar nga Pamfleti

“Atentat ndaj demokracisë”, Basha: Rama-Berisha shkrinë

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtura një atentat ndaj demokracisë shqiptare dakordësin mes PS-PD për listat e mbyllura, sikurse parashikon drafti për ndryshimet në kodin zgjedhor, për të cilën palët ranë dakord ditën e djeshme.

Gjatë fjalës së tij në tryezën e partive politike dhe këshilltarëve bashkiakë të forcave të Harkut Opozita, Basha akuzoi akuzoi drejtpërdrejtë Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha për pazar me Edi Ramën.

Më tej Basha shtoi se ky pakt mes dy partive, konkretizoi shkrirjen e PS-së dhe Rithemelimit në një parti të vetme.

Deri në këtë moment që flasim, falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët në Parlamentin e Shqipërisë nuk i zgjedhin kryetarët e partive, por i zgjedhin qytetarët me parimin kush merr më shumë vota, përfaqëson qytetarët në Parlament si deputetë apo si deputete, sigurisht duke ruajtur kuotat gjinore dhe përfaqësimin e 1/3 nga zonjat dhe zonjushat, nga gratë dhe vajzat shqiptare.

Atentati ndaj demokracisë shqiptare, i cili është konkluduar ditën e djeshme, do të bëjë pikërisht këtë, të rimbyll listat e hapura me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtë tashmë prej 24 orësh e ka marrë vesh i madh e i vogël. Dhe më vjen mirë që edhe disa që akoma nuk u ka dalë narkoza e mashtrimeve dhe gënjeshtrave që kanë hedhur me shumicë dhe me skarcitet në dy vitet e fundit, tashmë po ndërgjegjësohen se ata që thërrisnin më shumë “kapeni hajdutin”, janë hajdutët e vërtetë të demokracisë shqiptare.

Ata që na kanë akuzuar se pa reshtur si bashkëpunëtorë të qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve, janë jo vetëm ortakët e tyre në kulla ndërtimi, jo vetëm ortakët e tyre në oligarkë të përbashkët, jo vetëm ortakët e tyre në media, jo vetëm ortakët e tyre në korrupsion dhe lirimin e të korruptuarve, por tashmë dhe ortak të përbashkët për të shkrirë praktikisht në një Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Rithemelimin, pra për t’i rikthyer në pikën fillestare para bing bengut të Katovicës, para se Ramiz Alia t’i ndante këtej oficerët e sigurimit dhe këtej spiunët e sigurimit”, tha Basha.

basha

Lini një Përgjigje