TAGS-AT E JAVËS

Kulture16 Mars 2026, 14:52

Luana Bajrami, shqiptarja e parë që fiton Oscar: një moment historik për kinemanë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Luana Bajrami, shqiptarja e parë që fiton Oscar: një moment
Luana Bajrami, shqiptarja e parë që fiton Oscar: një moment historik për kinemanë shqiptare

Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, ku luan aktorja shqiptare Luana Bajrami, ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë në filmin me metrazh të shkurtër” në ceremoninë e 98-të të Oscars, duke shënuar herën e parë në histori që një shqiptare fiton një Oscar.

Në këtë film, Bajrami interpreton personazhin kryesor Malaise, në një Paris të pazakontë, ku puthjet janë të ndaluara dhe konsiderohen shkelje ligji.

Historia kombinon elemente satirike dhe distopike, duke treguar një realitet absurd dhe të ftohtë, ku sistemi shoqëror funksionon në mënyra të papritura dhe ndëshkuese.

Triumfi i filmit, me regji të Alexandre Singh dhe Natalie Musteata, e vendos Luanën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe shënon një moment historik për përfaqësimin e artistëve shqiptarë në industrinë e filmit.

Luana Bajrami, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Francë, ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare me role në filma të njohur europianë, përfshirë “Portreti i një zonje në flakë” të regjisores Céline Sciamma. Përveç aktrimit, ajo ka angazhim edhe në regji dhe skenar, duke filluar karrierën me filmin “The Hill Where Lionesses Roar”, i prezantuar në Directors’ Fortnight të Festivalit të Filmit në Cannes.

Fitorja në Oscar nuk është vetëm një arritje personale për Bajramin, por edhe një moment simbolik për gjithë artistët shqiptarë që synojnë skenat më të mëdha të kinemasë botërore.

 

luana bajrami oscar

2 Komente

  1. v
    vk

    Pervec origjines, nuk e lidh asgje me Shqiperine! Kjo fitoi per veten e vet, fitoi per vendin ku jeton! Nuk eshte se ka ndonje dedikim memedheun! Por jemi mesuar ne, kur ka njerez te famshem direkt kthetrat!

    1. K
      Kryeministri Blendi Gonxhja (baxhanaku i Mihal Ger

      Nuk ka fituar asgje, as Luana as kinemaja jone. Filmi i shkurter eshte francez dhe italian dhe Luana eshte thjeshte nje nga aktoret. Filmi ka fituar cmim jo aktoret. Luana jeton ne France ku eshte formuar, punon e ku ka dhe kontaktet e duhura per te bere perpara ne jete. Por si mund ta humbnim ne dhe Kosova kete rast per te ferkuar pa lidhje e mérite zonen mes kembeve?!

      Lini një Përgjigje