TAGS-AT E JAVËS

Kulture16 Mars 2026, 13:36

Një udhëtim në muzikën klasike: Prokofiev dhe Rachmaninoff në TKOBAP më 17 mars

Shkruar nga Pamfleti

Një udhëtim në muzikën klasike: Prokofiev dhe Rachmaninoff

Një mbrëmje e veçantë e muzikës klasike pritet të ngjitet në skenën e Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku publiku do të ketë mundësinë të përjetojë nga afër dy kryevepra të repertorit simfonik botëror.

Më 17 mars, në orën 19:00, skena e TKOBAP do të mirëpresë një koncert të dedikuar dy prej kompozitorëve më të mëdhenj rusë të shekullit XX, Sergei Prokofiev dhe Sergei Rachmaninoff, në një mbrëmje që premton intensitet artistik dhe emocione të forta për publikun.

Programi i koncertit përfshin Koncertin për piano nr. 2 në Sol minor, op. 16 të Prokofiev, një vepër e njohur për energjinë e saj dramatike dhe virtuozitetin teknik, si dhe Simfoninë nr. 2 në Mi minor, op. 27 të Rachmaninoff, një krijim madhështor që spikat për thellësinë emocionale dhe pasurinë e ngjyrave orkestrale.

Në piano do të interpretojë pianisti Kostandin Tashko, ndërsa orkestrën e TKOBAP do ta drejtojë dirigjenti spanjoll Sergio Alapont, të cilët do të sjellin në skenë një interpretim të fuqishëm dhe të rafinuar të këtyre dy veprave ikonike.

Ky koncert pritet të jetë një nga ngjarjet kulturore më të veçanta të javës në kryeqytet, duke ftuar publikun të përjetojë nga afër madhështinë e muzikës simfonike në një atmosferë artistike të veçantë.

 

tkobap prokofiev rachaninoff

Lini një Përgjigje