
Profesor Vaso Samsuri ka folur sot për dy prej ikonave të letërsisë shqiptare, Ismail Kadarenë dhe Lasgush Poradecin.
Ai u shpreh i pakënaqur me ndarjen e çmimit Nobel, duke theksuar se ky çmim humbet rëndësinë nëse si jepet të madhit Kadare.
“Çmimi Nobel humbet për vete duke mos qenë titullar shqiptari i madh Ismail Kadare, bëhet ai i parëndësishëm. Gjëja më zbavitëse për mua është që të mos e marrë këtë çmim, po jemi mbi çmimin. Kam bezdi për fjalën Nobel, është zhvlerësuar fjala Nobel. Edhe komshinjtë tanë kanë një lloj gishti”, tha Samsuri duke theksuar se në ndarjen e çmimit Nobel ka gisht politika ndërkombëtare.
Më tej ai është ndalur dhe te Lagushi. Në rrëfimin e tij Samsuri tha se Lasgushi ishte “i padëshiruar” në diktaturë, sepse ai i prishte punë regjimit në marrëdhëniet me Jugosllavinë për shkak të pikëpamjeve për Kosovën.
Duke cituar poetin, ai thotë se Lasgushi i la testament Shqipërisë, Kosovën, vetëm me vargun “Drini i zi dhe i përrallshëm, që kalon mes Shqipërisë.”
“Ne jemi thjesht popull dhe flasim për njerëz të papërsëritshëm. Lasgushi është i papërsëritshëm. Lasgushi i prishte punë Shqipërisë socialiste vetëm me vargun Drini plak e i përrallshëm. E thonë gabuar Drini plak dhe i përmallshëm.
“Drini plak e i përrallshëm, po buron nga Shën Naumi, mes përmes në Shqipëri”, vetëm me këtë varg thoshte Jokli i madh, Lasgushi i le Shqipërisë me testament Kosovën. Erdhi puna ku poezia u muzikua por u pengua të shfaqej në Durrës për shkak se përmbante shovinizëm”, tha Samsuri në “Euronews”.
Lini një Përgjigje