TAGS-AT E JAVËS

Kulture17 Shkurt 2025, 12:59

Fituesi i Sanremos ka dilema për pjesmarrjen në Eurovision: Më duhet ta mendoj

Shkruar nga Pamfleti

Fituesi i Sanremos ka dilema për pjesmarrjen në Eurovision: Më

Olly ishte fituesi i Sanremo 2025, pas një gare të ngushtë, ndërsa Lucio Corsi dhe Brunori Sas përfunduan respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Giorgia, e cila nuk arriti të kalonte në pesëshen finale, u përshëndet me entuziazëm nga publiku, ndërsa përjashtimi i Achille Lauros nga kategoria e finalistëve, i cili përfundoi i shtati, shkaktoi reagime të forta nga fansat.

Me një shikueshmëri rekord prej 70.8%, festivali tërhoqi vëmendje të madhe.

Sipas rregullave, fituesi i Sanremos ka të drejtë të marrë pjesë në Eurovision, por Olly preferon të marrë kohën e tij.

“Përfaqësimi i Italisë në Eurovizion? Duhet të jem plotësisht i sinqertë: gjithçka që më ndodhi është çmenduri. Gjithmonë kam thënë që nuk do të mendoja të fitoja, jam i sinqertë. Nuk kam menduar ende për mundësinë e pjesëmarrjes. Më duhet të metabolizoj. Nëse ekziston mundësia për të marrë pak kohë, e kërkoj. Natyrisht është një ngjarje e pabesueshme, sepse është një ngjarje e pabesueshme të kem këtë mundësi”.

olly eurovision dilema

Lini një Përgjigje