
“Sanremo 2025” ka mbyllur siparin, pas pesë netëve spektakël dhe emocion. Ky edicion i rëndësishëm, i 75-ti për nga radha dhuroi momente të paharrueshme dhe muzikë fantastike italiane.
Pas përllogaritjes së votave nga juria e shtypit, juria e radios dhe televotimi, gjithçka u bë zyrtare: Olly, emri i vërtetë i të cilit është Federico Olivieri, është shpallur fitues i “Sanremo 2025”.
Me këngën “Balorda Nostalgia”, (Nostalgji e marrë),Olly rrëmbeu trofeun dhe shkroi emrin e tij përgjithmonë në historinë e festivalit.
Të 29 konkurrentët u ngjitën për herë të fundit në skenë, duke shpresuar për një vend në “Superfinale”. Renditja e tre netëve të para u kombinua me votat e natës finale për të përcaktuar klasifikimin përfundimtar të artistëve.
Pesë këngëtarët më të votuar kaluan në një raund tjetër votimi, i cili u nda në tri pjesë: 33% nga juria e shtypit, 33% nga juria e radios dhe 34% nga televotimi, për të përcaktuar fituesin.
Për natën e fundit, prezantuesi i njohur Carlo Conti u shoqërua nga bashkë-prezantuesit Alessia Marcuzzi dhe Alessandro Cattelan, ky i fundit i njohur si një nga tre prezantuesit e “Eurovision 2022” në Torino.
Lini një Përgjigje