
Për aktivitetin kriminal të Renato Bodurrit, SHISH dhe Policia e kanë skeduar në 35 raste, si të përdorur e paguar për grabitje, gjobëvënie, pengmarrje, nxjerrje personash në pritë, pastrim parash me shoqëri fantazma dhe për sulme fizike të porositura, një ndër to, sulmi pas shpine ndaj editorit të “Pamfleti”-t, Gjergj Zefi, te hyrja e redaksisë...
Në dosjen “SKY-ECC” për Elbasanin, del dhe emri i Renato Bodurrit, një prej kriminelëve, anëtar i bandës të Suel Çelës e bandës “Çopja”, me rolin e të përdorurit për krime.
Ai ka kryer shumë krime të evidentuara, i maskuar si menaxher i lokalit “Living Bar” në Elbasan, që de-facto është qendër kriminale, grumbullimi votash për PS, tregtim armësh, droge dhe fshehje të personave në kërkim.
Këto krime i ka menaxhuar Renato Bodurri prej disa vitesh, por nuk është prekur, sepse te lokali “Living Bar” në Elbasan, bënin ahengje zyrtarët e pushtetit, policisë e drejtësisë, që siç doli nga dosja SKY-ECC, favorizonin bandat Çela e Çopja.
Por emri i kriminelit Renato Bodurri, nuk ishte në listën e urdhër-arresteve të bosëve dhe anëtarëve të bandave “Çela” e “Çopja”, që SPAK i dërgoi për vendim Gjykatës së Posaçme, megjithëse vetë SPAK, ka konstatuar në dosjen SKY-ECC, se ai është anëtari kryesor më aktiv e më i besuar i Suel Çelës dhe Franc e Hajdar Çopjas.
Mes shumë bisedave, që SPAK ka te dosja SKY-ECC, për shërbimet që Suel Çela i ngarkon dhe i beson Renato Bodurrit, është dhe kjo porosi: - “Marjus Lulaj alias Suel Çela, dërgoi mesazh te telefoni “Sky ECC SRLNLI” në posedim të Renato Bodurrit, të cilit i shkruan: "Renato, ca ban, si je?...Më vonë do të them unë, të çosh telefonin atje...".
Sipas dosjes së SPAK, Renato Bodurri është përdorues i SKY-ECC SRLNLI, që merrte porosi kriminale dhe dërgonte telefonin te ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu e vajza pedagoge, Megi Fetahu.
Mirëpo, megjithëse si provë e përdorur në sulmin ndaj editorit Gjergj Zefit, ishte makina në pronësi të agresorit Renato Bodurrit dhe vetë ai; pas arrestimit u lirua, sepse ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ushtare e bandave “Çela-Çopja”; joshi dhe bindi krye policët, prokurorët e gjyqtarët, ta nxirrnin sikur ai nuk kishte lidhje me sulmin.
Gjersa rezulton si zbatues i sulmit ndaj Gjergj Zefit, SPAK duhet të kishte arrestuar, për të zbardhur të vërtetën, se cili e urdhëroi agresorin Renato Bodurri, ta sulmonte fizikisht.
Sipas indicieve, urdhërues nuk është bosi i tij Suel Çela, apo punëdhenësit kriminelë, por shefat e këtyre në pushtet e politikë, biznesmenët e PS, të cilët kanë ndikuar e po ndikojnë te drejtësia, që ky sulm të mos zbardhet.
Zoti drejtues i SPAK, Altin Dumani!
Goditja e Suel Çelës dhe e Çopjave, është gjysmake pa arrestimin e “kobures” së tyre Renato Bodurri, sepse për aktivitetin kriminal të tij, SHISH dhe vetë policia e kanë skeduar në 35 raste, si të përdorur e paguar për grabitje, gjobëvenie, pengmarrje, nxjerrje personash në pritë, pastrim parash me shoqëri fantazma dhe për sulme fizike të porositura, një ndër to, sulmi pas shpine ndaj editorit të “Pamfleti”-t, Gjergj Zefi te hyrja e redaksisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje