
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Si pasojë, ka ndërruar jetë i moshuari me inicialet R.K rreth 75 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”. Raportohet se i moshuari jetonte i vetëm në një banesë private.
Sipas informacioneve, i moshuari Ramazan Karimani sapo ishte kthyer në banesë, ka ndezur zjarr për t’u ngrohur dhe më pas shtëpia është përfshirë nga flakët. Gjithashtu dyshohet se 75-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.
Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje