TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2025, 18:03

Aksident i rëndë në Durrës, plagosen 7 persona; mes tyre 5 fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Durrës, plagosen 7 persona; mes tyre 5

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se dy makina janë aksidentuar dhe më pas kanë përfunduar në një kanal anash rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 7 persona, ndërsa mes tyre janë 5 fëmijë. Raportohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, ndërsa qytetarë të shumtë u kanë dhënë ndihmën e parë. Policia dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe detaje nga aksidenti.

Lini një Përgjigje