
Zbulohen të tjera detaje nga arrestimi i Ramazan Rrajës, nipit të deputeti socialist Rrahman Rraja. Mësohet se bashkë me të është arrestuar edhe Luis Konomi. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit pasi kërcënoi një biznesmen për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.
Aksioni u zhvillua në Fushë Krujë dhe duket se policia ka bërë dy arrestime të rëndësishme. Rraja ishte në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ndërkohë sa i takon Luis Konomit, ai së bashku me Edmir Bocin, kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar. Konomi dhe Boci ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin në tender Eral Myftaraj.
Në dëshminë e tij, biznesmeni rrëfeu se fillimisht ka qenë konkurrenti i tij, Shaqir Alcani dhe i biri, që i kanë kërkuar të tërhiqej nga tenderi. Me ta ai pohon se ka pasur njohje shkak të biznesit në të njëjtën fushë.
Mësohet se Rraja ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit. Ai ishte në kërkim prej disa kohësh dhe kishte zëra se ndodhej në Dubai. Por si duket ai është kthyer dhe SPAK është informuar për lëvizjet e tij duke bërë që ta kapet në një aksion të gjerë në këtë zonë.
Lini një Përgjigje