TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2023, 12:17

"Kërkoi të takonte prokurorin"/ Sokol Mjacaj pasi ekzekutoi Arben Lleshin i vendosi pistoletën në qafë policit

Shkruar nga Pamfleti

"Kërkoi të takonte prokurorin"/ Sokol Mjacaj pasi ekzekutoi

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e Sokol Mjacaj, i cili vrau në burgun e Peqinit Arben Lleshin.

Në dosje është dhe dëshmia e Kamber Hoxhës, drejtorit të policisë së burgut të Peqinit, i cili ka më shumë se 28 vite që është i punësuar në sistemin e burgjeve, dhe kishte vetëm më pak se 1 muaj që ishte komanduar në këtë pozicion.

Nga dëshmia e tij mësohet si Sokol Mjacaj u zhvendos nga 41 – Biz në godinën B. Si Mjacaj ka thënë se do të shkonte të merrte një kafe në dhomë dhe ka dalë në ajrosjes më pas për të qëlluar nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë.

Më pas i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë dhe hyri  në dhomat e takimit të familjarëve mbylli derën  me lloz nga brenda dhe kërkonte prokurorin për tu dorëzuar.

Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajërosjes mu tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë. Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në shëshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajërimit. Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Pastaj ndërhynë punonjësit e policisë dhe e çuan tek ambientet e takimit. Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda."-shprehet drejtori Hoxha.

sokol mjacaj

Lini një Përgjigje