TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2024, 18:30

Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas, Gjykata e Fierit lë në burg 39-vjeçarin; Xhulian Miho shpreh pendesë para trupit gjykues

Shkruar nga Pamfleti

Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas, Gjykata e Fierit lë në burg

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Xhulian Mihon, i cili mbrëmjen e 5 korrikut 2024 vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes.

Ndaj tij rëndon akuza për ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal

Ngjarja e rëndë ndodhi në pranë shkollës së mesme profesionale Petro Sota, në rrugën 'Ramiz Aranitasi, , në lagjen “11 Janari”, Fier.

Gruaja bashkëjetonte me viktimën 23 vjeçar, ndërsa me autorin Miho kishte dy fëmijë nga martesa. Të dy mbrëmjen e 5 korrikut janë takuar aty ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe pas një debati Miho e ka qëlluar me thikë Bakan, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Ngjarja do më mbesë traumë gjithë jetën! Me Xhulianon nuk është bërë shkak Xhimi për divorcin. Kanë qenë probleme të tjera, nuk mund ta shtyja dot më me atë njeri.

Hynte në burgje në Itali, Marjus është emri i tij i vërtetë. Kishim 9 vite bashkë. 2.5 vite ishim thuajse të ndarë jetonim në dhoma të ndarë, rrinim vetëm për hir të fëmijëve. I thoja do të ndahemi dhe më thoshte të vras madje më ka nxjerrë thikën edhe para fëmijëve.

Më vinte poshtë shtëpisë më ofendonte më shante kërcënonte. U kishte thënë edhe familjarëve të mi se do më zhdukte.

Nëse del një mesazh apo foto e nisur nga ne tek ai, futem unë në burg. Mund t’i kem thënë e dua Xhimin, por kurrë ato pisllëqe që pretendon ai. Si mund të nisja diçka të tillë, kur nuk i kisha pranuar që kisha një lidhje. Më telefononte deri në 2 të natës me pretekstin a kishin fjetur fëmijët apo jo.

Unë jetoja me motrën, por Xhimi jetonte pranë meje në një shtëpi tjetër. Kishim lënë që gjithçka të bëhej zyrtare pas divorcit zyrtar”, u shpreh ajo.

Ndërsa i pyetur në seancën gjyqësore të së dielës, Mihaj pohoi se nuk ka pasur thikë me vete, por ia ka marrë viktimës pasi u përleshën me njëri-tjetrin.

Autori i vrasjes tha para gjyqtarit të seancës, se me viktimën kanë pasur herë pas here debate dhe kërcënime, ndërsa ai e ka denoncuar tre herë në policinë e Fierit.

Para togave të zeza, 39-vjeçari Mihaj shprehu pendesë për krimin, ndërsa nga kafazi i qelqtë i kërkoi ndjesë familjarëve të 23-vjeçarit Bakaj.

Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati i autorit të krimit tha për mediat se motiv për ngjarjen janë bërë zënkat e vazhdueshme klientit të tij dhe viktimës.

Lini një Përgjigje