
Një 25 vjeçar francez është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për mashtrim kompjuterik.
I riu akuzohet se kryente blerje online me karta krediti të rreme dhe kryente pagesa të ndryshme në institucione financiare që operojnë vendin tonë.
Policia ka sekuestruar 1 makinë, 2 celularë, 1 laptop dhe mbi 400 euro.
“Seksioni për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Virtual shade”.
Gjatë këtij operacioni është ndaluar shtetasi L. G., 25 vjeç, banues në Francë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në intitucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 lap-top dhe 420 euro.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lini një Përgjigje