TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2024, 14:59

Ndezën zjarre qëllimisht, arrestohen 2 persona në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Ndezën zjarre qëllimisht, arrestohen 2 persona në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme në fshatrat e njësisë administrative Papër.

54-vjeçari ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me 267 pemë ulliri, në pronësi të shtetasit me inicialet J. V.

Ndërsa 62-vjeçari banues në fshatin Bizhutë, pasi ka ndezur zjarr në tokën e tij, nga përhapja e flakëve janë djegur pjesërisht 7 pemë ulliri në pronësi të një 58-vjeçari.

“Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër, vihet në pranga 54-vjeçari. 

Procedohet penalisht pronari i tokës me ullinj, për moskallëzim të krimit. 

Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën pjesërisht disa pemë ulliri në pronësi të një tjetër shtetasi, procedohet penalisht 62-vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, si dhe si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Elbasan, për 2 raste të zjarrvënieve, u bë identifikimi i autorëve të këtyre rasteve. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste:  

-u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 54 vjeç, banues në fshatin Papër. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Pajun, për djegien e mbeturinave, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me 267 pemë ulliri, në pronësi të shtetasit J. V. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj pronarit të tokës, shtetasit J. V., pasi nuk ka kallëzuar për këtë rast;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. S., 62 vjeç, banues në fshatin Bizhutë, pasi ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur disa mbeturina dhe nga përhapja e flakëve janë djegur pjesërisht 7 pemë ulliri në pronësi të një 58-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje