TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2024, 14:39

Luftë me flakët në Dropull, zjarrfikësi pëson djegie të rënda në trup dhe fytyrë

Shkruar nga Pamfleti

Luftë me flakët në Dropull, zjarrfikësi pëson djegie

Zjarrfikësi Romeo Sulejmani ka marrë plagë të rënda duke u djegur pjesërisht në fytyrë dhe trup gjatë ‘luftës’ me flakët në fshatrat Lugar dhe Grapsh në Bashkinë e Dropullit.

Mjekët nga spitali raportojnë se ka zjarrfikësi ka pësuar djegie të shkallës së dytë e të tretë. Për të parë gjendjen e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikësve Arben Cara vizitoi efektivin në spital.

Cara ka shprehur gatishmërinë për transferimin e efektivit zjarrfikës drejt Tiranës.

“Fatmirësisht shkalla e djegies nuk është aq e rëndë sa ta komplikojë situatën. Jemi gati që të bëjmë gjithçka për shërimin e tij, jemi gati për ta çuar jo vetëm drejt Tiranën, por nëse duhet edhe në vende të tjera. Zjarret kanë bërë dëme në bimësi dhe pyje, nuk ka dëme në banesa. Vatrat e zjarrit janë shkuar në zonën e Dropullit dhe vijon në qafën e Muzinës”, tha ai.

Ndërsa zjarrfikësi Sulejmani rrëfen momentet e përballjes me zjarrin.

“Kemi luftuar me flakët për orë të tëra, në shumë zona zjarret janë fikur. Kemi shkuar në zonat malore sepse kishim makinë vetëm për zonat malore dhe kemi shpëtuar një kishë. Pastaj jemi rikthyer dhe fikëm vatra të tjera zjarri, pastaj zjarri rrezikonte familjet dhe jemi futur për ta shuar”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje