
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një person është plagosur rëndë teksa kryente punime në banesë.
Ndërkohë që mësohet se i lënduari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa thuhet se aktualisht është në reanimacion.

Gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që mjekët të marrin masat për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa dyshohet se qytetarit i ka rënë një pjesë muri mbi trup teksa po punonte.

Lini një Përgjigje