Dorëzohet në polici 40-vjeçari Saimir Sadiku, i akuzuar për vrasjen e 24-vjeçarit Adrian Pepkolaj, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.
I riu u goditi me thikë, ndërsa humbi jetën në spital.
Autori plagosi me thikë vëllain e tij 32-vjeçarin Valentin Pepkolaj dhe 45-vjeçarin Shkëlzen Kukaj. Ngjarja ndodhi për motive banale, pas një sherri mes tyre një lokal në fshatin Rrajë të Fierzës në Tropojë.
Në qeli ndodhen edhe 5 miqtë e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj, të cilët u vunë në pranga 24 orë pas ngjarjes të akuzuar për "Moskallëzim krimi".
"Vihet në pranga shtetasi S. S., i akuzuar për vrasjen e një 24-vjeçari, më datë 11.07.2024, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.
Pas kontrolleve të shumta të kryera nga Policia e Tiranës dhe negociatave, ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Tiranë.
Një ditë pas ngjarjes, Policia arrestoi 5 shtetas që përkrahën shtetasin S. S., pas vrasjes me mjete prerëse të 24-vjeçarit dhe të plagosjes së dy shtetasve të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 40 vjeç, banues në Fierzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, më datë 14.07.2024, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Shtetasi S. S. akuzohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje