TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2024, 11:46

Plagosi me armë zjarri kushëririn, arrestohet pas tre muajsh 33-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me armë zjarri kushëririn, arrestohet pas tre muajsh

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

33-vjeçari Ilir Buçeza, është vënë pranga për një ngjarje të ndodhur rreth tre muaj më parë, i cili plagosi kushëririn 24-vjeç.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shënavlash më datë 30.05.2024, 33-vjeçari plagosi me armë zjarri shtetasin me iniciale E. B.

“Plagosi me armë zjarri, një 24-vjeçar, rreth 3 muaj më parë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të kryera në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori kundër Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës lokalizoi, kapi dhe vuri në pranga shtetasin Ilir Buçeza, 33 vjeç.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 30.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet së më datë 21.05.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shënavlash, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. B., 24 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje