
Elvis Kosova u arrestua ditën e sotme pasi kishte krijuar një skemë mashtrimi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro.
Elvis Kosova, nuk është një emër i panjohur për uniformat blu. Ai njihet si një “pilot” garash me shpejtësi gati të njëjtë me ato në Formula Uno dhe madje një prej tyre e ka fituar në “Drag Race” të zhvilluar gjatë kohës së Pandemisë Covid-19 në Kosovë, si përfaqësues i Shqipërisë, në muajin Qershor të vitit 2021, me një “Nissan” sportiv.
I riu thirrej edhe si Vis Kosova, i cili është pronari i një subjekti privat për shit-blerje makinash.
Por jo vetëm kaq, pasi një vit më pas (2022) në aksin Laç-Mamurras (Lezhë), në zonën e Patokut, është akuzuar dhe hetuar si organizator i një gare të paligjshme me makina “Gogi kundër Visit”. Madje duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve të tjera në këtë autostradë kombëtare.
Policia e Shtetit fillimisht nisi procedimin penal me iniciativë, duke ndjekur dhe lokalizuar Kosovën. Ai është kapur teksa po çmontonte mjetin e tij të garave në servis (është edhe pronar i një subjekti të tillë import-eksport mjetesh). Policia edhe pamjet me video nga aksioni në atë kohë, ndërsa e gjobiti me 120 mijë lekë të reja (1500 euro me kursin e këmbimit në atë kohë).
Madje u dha edhe një njoftim zyrtar, teksa u publikuan gjoba e vendosur, pamje nga gara e paligjshme dhe mjeti gjysmë i çmontuar në servis.
”Sipas përshkrimit të pamjeve, bëhet fjalë për një garë ndërmjet dy shoferëve të famshëm në komunitetin shqiptar të automobilizmit, “Gogi” dhe “Visi”. Ata kanë marrë pjesë me dy supervetura, Audi TTRS, përkatësisht me Nissan GT-R R35. Siç edhe mund të shihet, bëhet fjalë për një garë të zhvilluar mbi një nga urat e Shqipërisë. Dhe në fund, fitues i kësaj super gare doli Gogi”, shkruante “Telegrafi” në kronikën pas përfundimit të garës.
Elvis Kosova gjithashtu herë pas here jepte edhe intervista të ndryshme lidhur me pasionin e tij për garat me makina dhe artin e këtij sporti, duke publikuar fotografi dhe pamje të ndryshme, i veshur edhe me kostum piloti.
Policia njoftoi sot se arrestoi Kosovën për mjetin "Audi" me vlerë 200 mijë euro, që kishte marrë nga një shtetas turk, i cili kishte inskenuar vjedhjen e mjetit luksoz të marrë me qira në Gjermani, duke mashtruar me qëllime përfitimi.
Lini një Përgjigje