TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2024, 11:54

Turku mori me qira Audi-n luksoz dhe do ta shiste për 50 mijë euro, si kompania gjermane zbuloi vjedhjen edhe pas heqjes së GPS

Shkruar nga Pamfleti

Turku mori me qira Audi-n luksoz dhe do ta shiste për 50 mijë euro, si

39-vjeçari që mori një makinë me qira në Gjermani, e fshehu në Shqipëri dhe e denoncoi si të vjedhur është një shtetas turko-gjerman.

Mësohet se Yucehan Er e kishte marrë “Audi-n” në një servis gjerman, që jepte makina me qira dhe pasi e solli në Tiranë, negocioi me Ervis Kosovën, një të apasionuar pas makinave të shpejta dhe të shtrenjta, për t’ia shitur për 50 mijë euro.

Makina luksoze ruhej në oborrin e një banese në Prush, ku autori kishte hequr baterinë dhe GPS, por kompania gjermane mundi të lokalizonte mjetin dhe të dhënat i dërgoi në Policinë e Shtetit.

 

audi luksoz qira 50 mije euro kompania gjermane gps

Lini një Përgjigje