TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2024, 19:50

Vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi, zbardhet dëshmia e partnerit: E qëlluan teksa flija, nuk e bëra unë!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi, zbardhet dëshmia e

39-vjeçari grek i arrestuar për vrasjen e partneres shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik të Greqisë, e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë ka mohuar akuzat.

“E vranë teksa flija, nuk e bëra unë”, mësohet te ketë deklaruar ai, raporton Protothema.gr.

Sipas mediave greke, autori pretendon se bashkëpunëtori i tij, që ka rrëfyer krimin, po e implikon në vrasje.

Në fakt, 39-vjeçari mësohet se ka thënë në dëshminë e tij se atë natë fatale të Vitit të Ri kishte marrë pilula të rënda gjumi për të fjetur dhe kur u zgjua në mëngjes gruaja nuk ishte në shtëpi.

Ai pretendon se shoku i tij së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur, vranë 41-vjeçaren dhe ai vetë nuk e kuptoi se ishte në gjumë.

“Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici. Shqiptarja ishte raportuar e zhdukur që prej ditës së Vitit të Ri. Ishte 34-vjeçari, shok me partnerin e gruas, që ka rrëfyer gjithçka duke pranuar se e kishte ndihmuar atë që ta zhdukte trupin në një zonë të pyllëzuar.

shqiptare shtatezene greqi deshmia partneri

Lini një Përgjigje