
50-vjeçari Pëllumb Meta u vra nga djali i tij i madh, me planifikimin edhe të dy fëmijëve të tjerë dhe më pas u varros në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.
Ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e djeshme tronditi gjithë opinionin publik sidomos pasi u raportua se ishte vajza e vogël e familjes, 19 vjeçe ajo që e kreu krimin makabër.
Alfred Lila, oficer i Krimeve të Rënda tregoi për "Review" se si kishin mundur të arrinin tek djali madh i familjes, Hysen Meta, i icli ishte autor i vrasjes së babait të tij në Shënavlash të Durrësit.
Ai tha se në banesë u gjet një predhë nga arma e përdorur në krim që hodhi poshtë dëshminë e vajzës se krimi kishte ndodhur në kasollen e bagëtive.
“Ka qenë rreth orës 15:00 kur është kryer krimi, arsyeja janë fyerjet, bullizoheshin shpesh nga babai, i vinte nën presion. Babai konfliktohej me djalin se ishte pa punë, kishte dy javë që kishte ardhur nga jashtë dhe ishte pa punë. Ky ka qenë konflikti i asaj dite, por sipas deklarimeve ata e kishin planifikuar me kohë vrasjen”, tha oficeri.
Oficeri zbuloi se në dëshminë e saj fillestare, vajza tha se babain e kishte vrarë dhe groposur në kasolle. Por sipas tij kjo pistë u rrëzua pasi efektivët gjetën një predhë brenda ambienteve të banesës. Pas gjetjes së provës së re vajza u thye dhe zbuloi dinamikën e ngjarjes që kishte ndodhur në kuzhinë.
Sipas tij, ishte Hysen Meta, djali i madh që kishte qëlluar mbi të atin, ndërkohë që dali i vogël dhe motra kishin ndihmuar në fshehjen e gjurmëve.
“Në banesë u gjet një provë tjetër shumë e rëndësishme e cila hodhi poshtë alibinë e vajzës që ngjarja kishte ndodhur te kasollja. Dhe me këmbnguljen tonë, duke punuar me të dyshuarin arrit të provohej fakti që ngjarja kishte ndodhur brenda në banesë në kuzhinë. Vrasjen e kishte realizuar Hyseni me një armë pa leje që mbante babai i tij. Ishte një predhë që u gjet në banesë që na bëri të mendonim se vrasja nuk u krye te kasollja siç tha vajza, por në banesë”, tha ai.
Lini një Përgjigje