
Pëllumb Meta 50-vjeç u vra me planifikimin e tre fëmijëve të tij dhe u varros në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.
Ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e djeshme tronditi gjithë opinionin publik sidomos pasi u raportua se ishte vajza e vogël e familjes, 19 vjeçe ajo e kreu krimin makabër.
Blerina Meta bashkëshortja e viktimës thanë një intervistë për emisioni Revieë në Euroneës Albania se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e dhunës së vazhdueshme fizike dhe psikologjike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj dhe ndaj fëmijëve.
Ajo tregoi se ai nuk pranonte kurrë të komunikonte me fëmijët, por për çdo gjë iu thoshe do t’ju vras do ju djeg me benzinë.
“Nuk kam bërë asnjëherë denoncim se kisha frikë nga ai njëri. Na ka mbajtur gjithmonë të shtypur, nga frika nuk shkonin as fëmijët që ta denonconin. Mua më kërcënonte dhe nëse ndonjë nga fëmijët më dilte në krah u thoshte do ju vras dhe do ju djeg të gjithëve, shkonte direkt në dhunë. Me mua e kishte të përditshme. Nuk e di sa herë i kam larë muret e shtëpisë me gjakun e kokës time”, tregoi ajo.
Lini një Përgjigje