
50-vjeçari Pëllumb Meta u vra me planifikimin e tre fëmijëve të tij dhe u varros në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.
Ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e djeshme tronditi gjithë opinionin publik sidomos pasi u raportua se ishte vajza e vogël e familjes, 19 vjeçe ishte ajo që kreu krimin makabër.
Blerina Meta bashkëshortja e viktimës, ka folur për herë të parë duke treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Ajo tha se Pëllumbi ishte shumë i dhunshëm dhe e kërcënonte vazhdimisht atë dhe fëmijët.
“Në fillim nuk u shqetësova për mungesën e bashkëshortit se i kishte oraret e punës të tilla që nuk vinte gjithmonë në të njëjtin orar. Ditën e tretë nisa të shqetësohesha për mungesën e tij”, tha ajo për “Euronews Albania”.
Ajo deklaroi se bashkëshorti i ndjerë ishte shumë agresiv dhe se dhuna fizike dhe psikologjike shkaktoi ngjarjen e tmerrshme ku fëmijët organizuan plan të vrisnin babain e tyre.
“Së pari dua t’ju them që jam shumë e rënduar nga pikëpamja psikologjike. Ka ndodhur një gjë shumë shumë e tmerrshme, është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhune qoftë fizike dhe psikologjike. Ka qenë njeri shumë agresiv, kërcënime për jetën si mua dhe fëmijëve të mi. Unë dija vetëm që dhuna në familjen time ka qenë e pranishme vahzdimisht si për mua dhe për fëmijët e mi”, u shpreh bashkëshortja e Pëllumb Metës.
Blerina Meta shtoi se nuk ishte në dijeni të ngjarjes dhe në momentin kur ndodhi vrasje ndodhej në arë duke mbjellur jonxhë.
“Unë do të them atë që unë di. Unë kam qenë në shtëpi pasi punoj me bujqësi. Ditën e shtunë jam marrë me mbjelljen e jonxhës në periudhën që ndodhi ngjarja. Në drekë kam dalë nga shtëpia. Kur jam kthyer fëmijët nuk më kanë treguar. Jam në gjendje shumë të rënduar. Unë nuk u shqetësova atë ditë pasi im shoq punonte roje dhe herë vinte në orar, herë jo. Bënte lëvizje vazhdimisht, nuk kishte një orar specifik, mund të mos vinte dhe dy ditë rresht, mund të vinte në mëngjes, ose në 12 të drekës, pasi natën ishte në punë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje