TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2023, 13:59

Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, FNSH e RENEA krehin zonën; një helikopter dhe 5 dronë kontrollojnë nga ajri

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, FNSH e RENEA krehin zonën;

Policia e shtetit intensifikon kontrollet për arrestimin e autorëve të vrasjes së Martin Bardhit dhe plagosjes së tre të tjerëve në Rrëshen.

Përmes një njoftimi zyrtar thuhet se kontrollet po kryhen nga ajri me helikopter ndërjohë RENEA dhe dhjetra forca të FNSh-së e policsië së Shqiponjave vijojnë kontrollet në terren.

"Në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. M.(B.) dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.

Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale.

Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë.

Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.

Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit.

Në vijim të veprimeve, janë shoqëruar në Komisariat, një numër i madh personash, për t’u pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes."-njofton policia.

Lini një Përgjigje