TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2023, 13:52

Mbajti të mbyllur dhe dhunoi gruan 22-vjeçare, flet Aurel Kurti: S’e kam mbajtur të burgosur, Dafina donte të iknim në Angli

Shkruar nga Pamfleti

Mbajti të mbyllur dhe dhunoi gruan 22-vjeçare, flet Aurel Kurti:

I riu shqiptar, Aurel Kurti i cili u arrestua pasi dhunoi bashkëshorten e tij 22-vjeçare Dafina, në banesën e tyre në Volos, është shprehur se nuk e ka mbajtur të burgosur.

Kurti e ka konsideruar gënjeshtër këtë akuzë dhe ka pretenduar se arsyeja e debatit mes tyre, ishte se 22-vjeçarja dëshironte që të iknin në Angli, tek kushërinjtë e saj.

“Është gënjeshtër, nuk e kam mbajtur të burgosur. Ajo donte që të largoheshim dhe të shkonim në Angli, ku ishin edhe kushërinjtë e saj. Nëse do të donte të divorcohej, mund të më thoshte. Erdha në Greqi sepse doja një jetë tjetër. I kisha thënë shumë herë të dilte dhe ajo nuk donte sepse thoshte nuk mundemi. Punoja nga mëngjesi në mbrëmje dhe shtëpia ime ishte gjithmonë plot për të dhe fëmijën. U grindëm sepse donte të largoheshim”, tha 28-vjeçari, shkruan Protothema.

Ai shtoi se e vetmja gjë që i intereson është vajza e tyre 2 vjeçe e gjysmë.

“Më intereson vetëm fëmija im, është jeta ime, prandaj kam punuar kaq shumë orë, që të mos i mungojë asgjë”, tha Aurel Kurti.

Ndërkohë 22-vjeçarja, e cila është marrë nën mbrojtjen e shtetit grek së bashku me vajzën e mitur, raportohet se po merr kërcënime nga familjarët e bashkëshortit për të tërhequr padinë e ngritur ndaj tij. Ajo ka kërkuar nga gjykata që ta lërë në burg, në të kundërt jeta e saj rrezikohet.

aurel kurti burgosur dafina angli

Lini një Përgjigje