TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2023, 12:52

Në kërkim ndërkombëtar për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 53-vjeçari në Lushnjë

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar për marrëdhënie

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Novarës në Itali, ka rënë në prangat e Policisë së Lushnjes. Bajram Mehaj është dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ndërkohë, pritet ekstradimi i 53-vjeçarit në shtetin italian.

"Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bënë të mundur kapjen në fshatin Tërbuf, Lushnjë, si dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, e shtetasit Barjam Mehaj, 53 vjeç.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novarës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit B. M., në Itali."-njofton policia.

Lini një Përgjigje