Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Martin Bardhit afër komisariatit të Rrëshenit. 59-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashanikovi ndërsa ndodhej mes njerëzve.
Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë që vranë Martin Bardhin në qendër të Rrëshenit. Bëhet me dije se 3 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se është plagosur Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës dhe Olti Gjini pronar i lokal picerisë aty pranë, si dhe Indrit Bardhi.
‘Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi M. M. (B.)., ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.’- njofton policia.
Dyshimet e para janë për hasmërie. Janë tre familja që janë në konflikt, nuk kuptohet tani se nga kush po ndodhin ngjarjet.
Policia nuk ka asnjë lloj ndikimi, të gjitha ngjarjet kanë ndodhur afër policisë. Nuk ka kamera që monitorohen nga policia.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.
Lini një Përgjigje