TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2024, 21:04

Vrasja e Gentian Bejtjas, policia dhe FNSH “blindojnë” Fushë Krujën; kontrolle të befasishme në mjete të dyshimta

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Gentian Bejtjas, policia dhe FNSH “blindojnë”

Fushë-Kruja dhe rrethinat e qytetit janë blinduar nga forcat e policisë dhe FNSH-ja. Që nga vrasja e Gentjan Bejtes Fushë-Kruja dhe rrethinat janë vënë në fokus të kontrolleve të policisë.

Mësohet se postblloqe policie të mbështetura nga forcat speciale janë vendosur në akset rrugore që përshkojnë qytetin, madje në qarkullim janë edhe disa grupe të lëvizshme të forcave Shqiponja dhe FNSH.

Këto të fundit raportohet se janë caktuar të patrullojnë të gjitha rrugët dytësore dhe rurale duke kryer kontrolle të befasishme në mjetet e cilësuara si të dyshimta.

Kujtojmë gjithashtu se pesë ditë pas ekzekutimit të Gentian Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës, dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në atentat. Në pranga kanë rënë 30 vjeçari Edison Haxhiu dhe një 41-vjeçar me tre emra, Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari. Dy të arrestuarit rezultojnë të dënuar më parë për vepra të tjera të lehta penale.

fnsh

Lini një Përgjigje