TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 18:45

Vrasja e Edoardo Sarchit në Tepelenë bën bujë në Itali, mediat e shtetit fqinj tregojnë lidhjet e tij me politikën

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Edoardo Sarchit në Tepelenë bën bujë në Itali,
Edoardo Sarchi dhe vendi i krimit

Vijojnë të dalin detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë në Tepelenë ku u vra italiani Edoardo Sarchi

Sarchi jetonte prej vitesh në Shqipëri, ku kishte investuar në sektorin e ndërtimit. Ai ishte administrator i fabrikës së tullave në Tiranë dhe i shoqërisë italo-shqiptare Tegola Edilcentro, një aktivitet i cili e kishte lidhur drejtpërdrejt me tregun lokal.

Sipas mediave italiane, emri i tij atje lidhej me politikën përmes babait, Vittorio Sarchi, një figurë historike e së djathtës në zonën e Luinos. I ndjeri ishte bashkëpunëtor i ngushtë i senatorit Piero Pellicini dhe për shumë vite aktiv në jetën institucionale lokale, duke shërbyer si këshilltar për sigurinë dhe më pas si këshilltar bashkiak. Pas vitit 2015, ai u tërhoq nga jeta politike, ndërsa ndërroi jetë në vitin 2022 në moshën 81-vjeçare.

Mediat italiane e përshkruajnë vrasjen e të birit si një “tronditje të madhe” për komunitetin e Cunardos dhe për gjithë territorin e Luinos, duke rikujtuar lidhjet e forta të familjes Sarchi me politikën dhe jetën publike në Lombardi.

Hetimet e nisura në Shqipëri janë ende në fazat e para, ndërsa motivi i atentatit mbetet i paqartë. Prokuroria po verifikon pistat që lidhen si me aktivitetin e biznesit, ashtu edhe me ndonjë konflikt personal.

 

Lini një Përgjigje