
Policia ka reaguar për plagosjen e ndodhur me armë zjarri mesditën e sotme në zonën e Kombinatit, në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, një 56-vjeçar është plagosur nga kunati i tij 46 vjeç. Dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, në banesën e të plagosurit në rrugën “Llambi Bonata”.
Raportohet se gjatë një konflikti, autori Misir Tanushi ka qëlluar me armë kunatin e tij Genci Mullaymeri në pjesën e këmbëve, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar autorin, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një 29-vjeçar me iniciale N. S. pasi ishte në banesë në momentin e plagosjes.
"Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje.
Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.
Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi M. T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje