TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 16:22

E rëndë në Elbasan/ Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën një person

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Elbasan/ Përfshihet nga flakët banesa, humb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme zonën e Vidhasit në Elbasan. Një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 15:45 dhe për pasojë një i moshuar ka humbur jetën, pasi u asfiksua nga tymi.

Viktima nuk arriti të dilte në kohë nga banesa dhe u gjet pa shenja jete nga shërbimet emergjente. Në momentin kur flakët përfshinë shtëpinë, brenda ndodhej vetëm i moshuari.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit dhe ambulanca me personel mjekësor. Ata ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë, por ndërhyrja nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar jetën e të moshuarit.

Ende nuk janë të qarta shkaqet që çuan në rënien e zjarrit. Policia dhe ekspertët e zjarrfikëses kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për shkak elektrik, pakujdesi apo ndonjë rrethanë tjetër që çoi në këtë tragjedi. Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar në vijim.

Lini një Përgjigje