TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 14:13

Vrasja e 51-vjeçarit, dyshimet se Teilor Tivari dhe Valbon Beqiri ishin në një lidhje; viktima u gjet me të brendshme poshtë tavolinës

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 51-vjeçarit, dyshimet se Teilor Tivari dhe Valbon Beqiri ishin

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 51-vjeçari Valbon (Marko) Beqiraj në Durrës, ngjarje e ndodhur më 25 shtator. 

Siç u raportua, Beqiraj dyshohet se u godit 20 herë me thikë nga i riu Teilor Tivari. Gjithashtu 24-vjeçari pas arrestimit një ditë pas krimit pretendoi se vrau Valbon Beqiraj pasi ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte.

Por sipas grupit hetimor vrasja ka qenë e paramenduar, pasi hetuesit po shqyrtojnë pistën e një lidhjeje romantike midis tyre. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se 51-vjeçari është goditur që te dera e apartamentit, por trupi i tij i pajetë është gjetur nën tavolinën e kuzhinës vetëm me të brendshme.

Apartamenti është gjetur i mbuluar me gjurmë gjaku, ndërsa dyshohet se pas krimit, autori është ndihmuar nga një mik i tij (me iniciale Xh. D.), i cili e ka larguar me një taksi drejt banesës së tij.

Të dy të rinjtë janë lënë në burg nga Gjykata e Durrësit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje