TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 17:03

Ra në kontakt me energjinë elektrike në oborrin e shtëpisë, ndërron jetë 67-vjeçarja në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Ra në kontakt me energjinë elektrike në oborrin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ditën e sotme. Mësohet se një grua rreth moshës 67-vjeç ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se 67-vjeçarja me iniciale P. P., banuese në fshatin Grykë Zezë, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në oborrin e banesës së saj dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

"Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje