
Lidhur me Tushin, autoritetet po hetojnë nëse ai ka lidhje me organizatat kriminale shqiptare që fshihen pas rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe drogës që veprojnë midis Kolumbisë dhe Ballkanit, siç u raportua javën e kaluar nga Sekretari i Sigurisë i Medellín, Manuel Villa Mejía.
Artur Tushi, 44 vjeç, u ekzekutua në një atentat mafioz në lagjen El Poblado të Medellín (Kolumbi). Shqiptari, që kishte edhe dokumente ekuadoriane, u qëlllua me disa plumba nga një velezuelian, që iu afrua me një motor, teksa viktima po kthehej në shtëpinë ku banonte.
Mediat kolumbiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me krimin, ndërsa autoritetet kanë përmendur së fundmi praninë e mafies shqiptare në qytet, kryesisht në Parkun Lleras.
Megjithatë, besohet se bandat ekuadoriane dhe ballkanike kanë lidhje kriminale.
Vdekja e shqiptaro-ekuadorianit Artur Tushi jashtë qendrës tregtare Santafé në Medellín-in juglindor dhe akuzat e Sekretarit të Sigurisë së Medellín-it për praninë e bandave nga vendi ballkanik në Parkun Lleras, ngrenë pyetje në lidhje me praninë e organizatave kriminale evropiane në qytet.
I lindur 44 vite më parë në qytetin e Lezhës (Shqipëri), Tushit iu afrua një burrë me motoçikletë, teksa viktima po ecte jashtë qendrës tregtare. Ndaj Tushit u qëllua plot 11 herë, ndërsa dyshohet se 44-vjeçari po shkonte drejt vendit ku po qëndronte, në një kompleks banimi në këtë zonë.
Në mes të të shtënave, një grua 77-vjeçare që po kalonte në zonë, mbeti e plagosur me të paktën dy plumba, një në trup dhe një në këmbë. Ajo u dërgua në Klinikën e Las Vegasit në Medellín, ku u trajtua, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet arrestuan Álvaro José Cabrera Azócar, një 35-vjeçar venezuelian, në komunën e Bellos. Autoritetet e kapën atë në një motoçikletë të ngjashme me atë të fiksuarnë kamerat e sigurisë. Atij iu gjet një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në vrasje.
Lidhur me Tushin, autoritetet po hetojnë nëse ai ka lidhje me organizatat kriminale shqiptare që fshihen pas rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe drogës që veprojnë midis Kolumbisë dhe Ballkanit, siç u raportua javën e kaluar nga Sekretari i Sigurisë i Medellín, Manuel Villa Mejía.
“Po përballemi me një problem që është përshkallëzuar në një nivel tjetër. Nuk ka të bëjë vetëm me strukturat lokale. Në Parque Lleras vepron mafia ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse i kërkova Këshillit të Sigurimit të përqendrojë të gjitha përpjekjet për të gjetur pseudonimin El Holandés dhe për t'i dhënë fund këtyre organizatave kriminale njëherë e përgjithmonë”, deklaroi sekretari.
Vrasja e shqiptarit vjen pas operacionit të madh të kryer javën e kaluar në Medellín, Cali dhe Pereira, i cili rezultoi në kapjen e 13 personave të lidhur me një rrjet trafikimi njerëzor që dërgonte gra nga Antiokia në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit si Kroacia, Kosova dhe Serbia, si dhe në Maltë.
Por trafikimi i qenieve njerëzore nuk është i vetmi biznes në të cilin janë të përfshirë shqiptarët në Medellín. Vlen të përmendet se javën e kaluar u vra një anëtar i bandës ekuadoriane Los Choneros, si dhe u arrestua “Fede”, një nga udhëheqësit e kësaj organizate kriminale.
Autoritetet pohojnë se ka një lidhje midis mafias shqiptare dhe bandave ekuadoriane për trafikun e drogës.
Sipas gazetarëve ekuadorianë, "bandat shqiptare kanë tendencë të punojnë me të gjitha bandat, nga të cilat blejnë drogë, siguri dhe logjistikë transporti për në Evropë. Ata në përgjithësi e bëjnë këtë me një profil të ulët".
Në fakt, në Guayaquil, Ekuador, ka pasur 4 vrasje të shqiptarëve të lidhura me krimin në atë qytet.
Dihet që në Ekuador ata kanë lidhje me Los Choneros, ndër struktura të tjera, kështu që vdekja e këtij shqiptaro-ekuadoriani po hetohet për të përcaktuar nëse mund të lidhet me aktivitetet e bandës kriminale në Medellín, të cilat në thelb konsistojnë në përdorimin e qytetit si një qendër negociatash si me shqiptarët ashtu edhe me grupet italiane dhe holandeze. /Përshtatur nga El Colombiano/
Lini një Përgjigje