TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Tetor 2025, 10:45

"Me duar në xhepa dhe i qete", momenti i arrestimit të Elvis Shkambit, 30-vjeçari fton policët t'i vënë prangat (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Me duar në xhepa dhe i qete", momenti i arrestimit të Elvis
Astrit Kalaja jashtë Gjykatës së Apelit

Të tjera pamje janë publikuar nga momenti i arrestimit të autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën Apelit. 

Nga pamjet shihet autori i vrasës Elvis Shkambi i cili qëndron me duar në xhepa duke bërë muhabet me portierin e gjykatës dhe më pas fton policët që ta arrestojnë. 

Mbi 10 policë mes tyre edhe të Qarkullimit rrugor, Forcat e Rendit dhe Shqiponjave, prangosin ekzekutorin Elvis Shkambi dhe xhaxhain e tij Gjon Shkambi. 

Pas ngjarjes, Elvis Shkambi ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën te roja e sigurisë me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë.

Menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja dha vendimin u qëllua për vdekje me tre plumba në kraharor nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.

Shkambi dhe familja e tij ishin në një proces gjyqësor për një çështje prone në Shkodër.

vrasja e gjyqatarit astrit kalaja elvis shkambi

Lini një Përgjigje