
Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja kërcënon se të njëjtin fat do e presë edhe gjyqtarin që do i dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi.
Në një prononcim për mediat, Gjovalin Shkambi thotë se ai gjyqtar që do t’i dënojë nipin do të përballet me plumba dhe do ketë të njëjtin shpërblim.
Më tej ai tha se prona është blerë me ligj me rregulla, teksa kërcënoi se kush dënon atë djalë të njëjtën gjë ka, në qoftë edhe Donald Trump edhe Papa, s’ka lojë me ne më.
“Ai gjyqtar që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, do të përballet me plumba, ka të njëjtin shpërblim. Ka 13 vjet që i shkojmë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën se ua kemi blerë. Provat i dhamë. Ose të na çojnë në burg, nëse e kemi privatizuar gabimisht. Familjes së ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami.
Por ai që dënon atë djalë, ai gjykohet sikur është gjykuar Astriti. Kemi blerë pronën me ligj me rregulla, jemi me borxh. Kush dënon atë djalë të njëjtën gjë ka, në qoftë edhe Donald Trump edhe Papa, s’ka lojë me ne më. Ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, i kemi me certifikatë, të hetojë shteti, se ka 13 vjet që i shkruaj Edi Ramës, liromë pronën. Dhe s’ka lojë më me ne.
Nuk kam qenë në dijeni të veprimit që do bënte nipi im, se të isha në dijeni do e kisha ndaluar... Kemi nisur një luftë të paparë, në mënyrë absolute nuk i druhem hakmarrjes. Hiç. Kush dënon atë djalë gjykohet me plumba në sallë të gjyqit, se më ka prerë në besë shteti, se ja kam blerë shtetit. S’ka gjyqtar që e dënon”, thotë ai.
Keta maloke barbare duhen paralizuar me fis e me race. Prandaj Shqiperia e shkrete ka perfunduar ne kete gjendje per te qare, nga keta kafsher shpellash qe quhen shpellare. Dhe Shqiperia do te hyje ne Europe me keta llumra qe te maloku Tropoxhes, ai qe e ka mbushur kryeministrine me piktura kalamajsh te kopshteve e i ben turkut dhurate tipike te Kocit te teto Sofkes e deri te keta patrute si ky kafshe pylli. V etegjyqesia e ka rrafshuar kombin Shqiptar deri ne themele. Kjo pronesi stori filloi qe kur kafsha Sali qeni beri lesh e li ligjet e pronesise e shkuarjes se gjese te i zoti. Kjo vrasje e vonon hyrjen e Shqiperise ne Europe edhe 50 vite te tjera o kafshe pylli.