TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2024, 12:00

Vrasja dhe groposja e Pëllumb Metës, grupi i hetimit hap pistë të re

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja dhe groposja e Pëllumb Metës, grupi i hetimit hap pistë

Burime pranë prokurorisë së Durrësit bëjnë me dije se një pistë e hapur hetimi, që nuk përjashtohet mbetet dhe se autorja e krimit mund të ketë qenë bashkëshortja, Blerina Meta prandaj janë kryer përgjime.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vrasjen dhe groposjen e Pëllumb Metës, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt në Shën Vlash të Durrësit por që u zbulua vetëm më 22 shkurt dhe vijoi me arrestimin një ditë më pas të tre fëmijëve të viktimës.

Burime pranë prokurorisë së Durrësit bëjnë me dije se një pistë e hapur hetimi, që nuk përjashtohet mbetet dhe se autorja e krimit mund të ketë qenë bashkëshortja, Blerina Meta prandaj janë kryer përgjime.

Por ende nuk është prerë urdhërarrest ndaj saj.  

Një version tjetër që dyshohet për vrasjen, është ai i fshehjes së ndonjë problematike tjeter dhe jo asaj të fejesës pa dëshirë. Ndoshta një sekret që nuk duhet te dilte nga familja, thonë burimet pranë prokurorisë.

Në dosjen që policia i referoi prokurorisë së Durrësit zbulohen se nga kqyrja e kufomës janë vërejtur 3 plagë tejshpuese me armë zjarri. Një në pjesën e kokës, poshtë veshit, dhe dy në pjesën e gjoksit dhe tek barku”.

Lini një Përgjigje