TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2024, 11:38

Dyshimet se Pëllumb Metën e vrau bashkëshortja, detaji që nxori në dritë ekspertiza

Shkruar nga Pamfleti

Dyshimet se Pëllumb Metën e vrau bashkëshortja, detaji që

Policia ka sekuestruar pamje filmike, ndërsa ekspertiza ligjore ka dalë në rezultatin se personi që e ka qëlluar është 1.75 cm i gjatë.

Ngjarja e rëndë në Shën Vlash të Durrësit, ka tronditur mbarë opinionin publik, ku 49-vjeҫari Pëllumb Meta, u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij në oborrin e shtëpisë , por që u zbulua vetëm më 22 Shkurt dhe vijoi me arrestimin një ditë më pas të tre fëmijëve të viktimës.

Por, hetimet marrë rrjedhë tjetër, sepse dyshohet se shtetasi Pëllumb Meta, është vrrarë pikërisht nga bashkëshortja e tij.

Policia ka sekuestruar pamje filmike, ndërsa ekspertiza ligjore ka dalë në rezultatin se personi që e ka qëlluar është 1.75 cm i gjatë.

Viktima është vrarë me tre plumba.

Burime pranë prokurorisë së Durrësit, bëjnë me dije se një pistë e hapur hetimi, që nuk përjashtohet mbetet dhe se autorja e krimit, mund të ketë qenë bashkëshortja, Blerina Meta, prandaj janë kryer përgjime.

Por, ende nuk është prerë urdhërarrest ndaj saj.

Lini një Përgjigje