
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur alarmin për një mesazh mashtrues që po qarkullon në aplikacionin ‘Whatsapp’. AKSK-ja u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtij mesazhi i cili në përmbajtje kërkon nga “viktimat” e tij që thjesht të votojnë në një sondazh për të përfituar bursë studimi.
AKSK-ja njofton qytetarët se të tilla mesazhe të quajtuar ndryhe “phishing”, synojnë të marrin të dhëna të ndryshmet nëpërmjet klikimit në këto linke të pasigurta.
“Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sonadazh, ajo është vajza e një mikut im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë!”, thuhet në mesazhin në fjalë, shoqëruar me një link në fund.

Lini një Përgjigje