TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2025, 13:56

Ekzekutoi me plumb në kokë Vladimir Topjanën në sy të të birit, zbardhet identiteti i autorit

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutoi me plumb në kokë Vladimir Topjanën në sy të

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi me plumb në kokë i 43-vjeçarit Vladimir Topjana, krim i ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të dielës (6 Prill) në Fontanafredda pas një sherri mes tij dhe dy bashkatdhetarëve (baba e bir).

Raportohet se viktima ndodhej në lokal së bashku me djalin e tij, kur në vendngjarje ka mbërritur një Audi i bardhë, ku ndodheshin Roger Shota, 34-vjeçar dhe i ati, 66-vjeçari Pren Shota.

Sipas mediave italiane, Roger Shota qëlloi me armë zjarri Vladimir Topjanën, shofer i kompanisë Porcia dhe banues në Cordenons dhe u largua nga vendngjarja me Audi-n.

Kërkimet nisën menjëherë në të gjithë zonën e Pordenones dhe arratisja e tij përfundoi rreth mesnatës në zonën e Orsago nga Karabinierët.

Autori i dyshuar Roger Shota, 34-vjeçari shqiptar me banim në Sacile, akuzohet për vrasje të rëndë me paramendim.

 

Lini një Përgjigje